Për trajtimin

Trajtimi i karcinomës së peritonit ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore gjatë viteve të fundit.

Ndërsa në fillim të viteve 2000 mendohej se trajtimi duhet të bazohej vetëm në kujdesin lehtësues, në ditët e sotme ekspertët besojnë më fuqimisht në një metodë agresive, shumëfaktoriale ku përfshihen mjekë të specialiteteve të ndryshme.

Kjo metodë ka sjellë frytet e saj, sepse ka siguruar shkallë të kënaqshme mbijetese në disa raste dhe për lloje specifike histologjike të kancerit. Zbatimi i kësaj metode në pacientë të përzgjedhur me kujdes mund të sigurojë mundësi të rritura të mbijetesës dhe shkallë të pranueshme të sëmundshmërisë.

Klinika e përgjithshme "Kyanous Stavros" e grupit Euromedica në Selanik ka një departament të onkologjisë për të trajtuar karcinomën e peritonit. Ky departament ka një ekip mjekësh të specializuar e me eksperiencë dhe zotëron pajisje mjekësore të fjalës së fundit. Ky departament specifik i ndihmon pacientët e tij që të bëhen më mirë duke iu ofruar shërbime mjekësore të shkëlqyera nëpërmjet teknikave mjekësore të specializuara, trajnimit dhe kërkimit.

Uebsajti www.hipeceuromedica.gr ofron përditësime të vazhdueshme dhe siguron informacione lidhur me trajtimet e sugjeruara me kirurgjinë citoreduktuese dhe kimioterapinë hipertermike ndërvepruese të peritonit (HIPEC), dhe ju lejon gjithashtu që të kontaktoni me ekipin mjekësor të klinikës.

Udhëheqësit e ekipeve

Christakis Christos 
MD., PhD, Kirurg i përgjithshëm

Antonios-Apostolos K. Tentes
MD., PhD. Kirurg i përgjithshëm